Bajadere e akullt
8 Qer, 2019

Nje embelsire shume e shijshme per tu pergatitur. Pakez e komplikuar mirpo ia vlen gjithe koha dhe mundi qe i kushtoni.

Perberesit

Per kore me kekse:

  • 100 grame gjalpe
  • 3 luge sheqer
  • 2 luge kakao
  • 100 grame cokollate per zierje
  • 300 grame kekse te bluar
  • 50 grame arra te bluara
  • 50 grame arra te grimcuara
  • 2 decilitra qumesht

Per krem:

  • 4 decilitra qumesht
  • 1 puding vanilje
  • 100 grame gjalpe
  • 3 luge sheqer

Per glazure:

  • 100 grame cokollate per zierje
  • 30 grame gjalpe

Udhezimet.

 

Korja me kekse:

  1. Cokollata shkrihet ne avull.
  2. Ne ene te pershtatshme tunden gjalpi e sheqeri dhe u shtohet cokollata e shkrire.
  3. Ne ene te vecante bashkohen kekset e bluar, qumeshti, kakao, arrat e bluara dhe arrat e grimcuara dhe te gjitha perzihen mire.
  4. Masa me kekse te bluar bashkohet me masen e cokollates dhe perzihet mire, me qellim qe te fitohet mase kompakte.

Kremi:

  1. Ne nje tenxhere te vogel derdhen 3 decilitra qumesht, shtohet sheqer dhe qumeshti vlohet.
  2. Ne qumeshtin e mbetur shtohet pluhuri per puding, tundet dhe derdhet ne qumeshtin e vluar. Te gjitha zihen ne temperature mesatare, duke perzier gjate tere kohes, derisa te trashet masa.
  3. Pudingu i gatshem lihet te ftohet, pastaj i shtohet gjalpi dhe tundet me mikser.

Finalizimi:

  1. Ne kallep drejtkendesh derdhet masa per kore dhe rrafshohet mire. Pastaj shtrihet njetrajtshem kremi i pergatitur me puding.
  2. Cokollata shkrihet me pak gjalpe dhe me 2 luge uje. Kjo shkrirje derdhet permbi embelsire dhe lihet ne frigorifer per tu shternguar. Embelsira e ftohur mire pritet ne katrore

 

Keshille shtese:
Nese nuk keni kallep drejtkendesh, embelsira mund te pergatitet edhe ne tave te rendomte.

Pije e rekomanduar: leng mjedre

Të tjera
Embelsiraime
10 Jan, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
10 Mar, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
21 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
6 Pri, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
22 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
13 Kor, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH