Biskota të thjeshta me qumësht. Dedikuar fëmijëve tuaj
14 Jan, 2021

ËMBËLSIRA/ RECETA
Biskota të thjeshta me qumësht. Dedikuar fëmijëve tuaj!

Printo recetën
Biskota të thjeshta me qumësht. Dedikuar fëmijëve tuaj!
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta – Koha e gatimit: 10 minuta
E vërteta është se këto biskota do i adhurojë i madh e i vogël, por në parim mbetemi tek fëmijët tuaj!

INGREDIENTËT
2 gota miell
50 gram gjalpë
80 gram sheqer
1 lugë gjelle qumësht pluhur
50 ml qumesht
1 lugë mjaltë
1 maje thike kripë
1 pako vanilje
8 gram sodë për ëmbëlsira
UDHËZIMET
1
Parangrohim furrën në 180 gradë celsius.

2
Ndërkohë në një enë përzieni miellin me të gjithë përbërësit e tjerë.

3
E punoni me dorë derisa të përfitoni një masë kompakte.

4
Hapeni brumin me ndihmën e një petëze. Merrni një tavë, shtroni një letër dhe sipër vendosni petën.

5
Ndajeni me fundin e gotës për të krijuar disa biskota rrumbullake.

6
I lyeni sipër me pak qumësht secilën.

7
Tani i fusni biskotat në furrë për 10 minuta. Shijojini

Të tjera
Embelsiraime
15 Pri, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
11 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
24 Maj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
13 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
14 Mar, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
15 Qer, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH