Byrek i embel me qumesht (Receta e derguar nga Sajmira)
1 Mar, 2021

Perbersit:
5 pete te holla .
2 kk qumesht.
3 veze .
4 luge supe ermik ( mjell i bluar trashe)
4 luge supe mjell i zakonshem.
4 luge supe niseshte. 2 vanilje.
12 luge sheqer .
150 gr gjalpe.
3 lug supe vaj.

Pergatitja:
Ne nje tenxhere vendosim qumeshtin sapo te filloje te
nxehet , shtojme mjellin ermik, mjellin e zakonshem , niseshten, vaniljet, i hedhim avash avash duke trazuar me nje luge druri , deri sa te behet nje krem.

Shtojme vezet, sheqerin , gjalpin, gjithmon duke trazuar qe mos na ngjitet tenxheria e trazojme akoma deri sa te shohim qe te gjithe perbersit jane bere nje trup.

Heqim tenxheren nga zjari e leme kremin te “shlodhet”.

Marim nje tepsi te madhe ,e lyejme me vaj .
Marim petet nje nga nje i shtrojme ne tepsi duke i sperkatur me vaj , me sheqer e kanelle .Petet qe teperon ne ane te tepsise mos e prisni do e leme per ne funt per te bere themrat e byrekut.
Hedhim kremin ne tepsi e hapim ne te gjitha anet e tepesise, me pas petet qe na teperuan ne anet e tepsise i kethejme nje nga nje duke i sperkatur me vaj brenda ne tepsi.

Ne fund sperkatim byrekun me pak sheqer e vendosim ne fure per 45 minuta ne 180 me 200 gr C.

Per shoqerim perdorni sheqer pluher e kanelle.

Ju befte mire 

E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur

Të tjera
Embelsiraime
22 Mar, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
10 Sht, 2019 - Embelsira
Embelsiraime
13 Jan, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
23 Nën, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
10 Pri, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
25 Mar, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
4 Kor, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH