Gurabija me mollë dhe susam
6 Tet, 2020

Përbërësit

250 gr gjalpë ose margarinë
1 gotë të çajit vaj
1,5 gota sheqer pluhur
2 vezë
1 gotë të çajit jogurt
1 Pluhur pjekje
5 gota miell
PËRBËRËSIT E BRENDSHËM
6 molla
1 gotë të çajit sheqer
2 lugë të gjellës susam

Hapat

1 Mollat i qërrojmë dhe i bëmë nerende, i vendosim në një tenxhere duke ia hedhur përmbi sheqerin dhe susamin.

2 Për brumin, vajin dhe sheqerin e përziejmë në një enë pastaj ia shtojmë jogurtin, vezët, miellin dhe e përzieni e gjithë brumin.

3 Do ta përfitoni një brumë të butë, të cilin e ndani në copa të vogla, me ndihmë të t’holluesit e bëni hapjën e brumit.

4 Secilës copë të gurabijës ia vendosni përzierjën e mollës dhe e mbyllni atë gurabijë.

5 Gurabijat i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.

Ju bëftë mirë!

Të tjera
Embelsiraime
1 Gus, 2020 - Embelsira