Kube raffaello
17 Tet, 2019

Perberesit:

5 Veze

200 gr Sheqer

Nje pako sheqer vanille

125 ml Vaj

125 ml Uje

250 gr Miell

Nje pako pecive

2 Luge gjelle kakao

400 ml ajke

200 gr Cokolate e bardhe Pak kokos

200 gr Raffaello


Pergaditja:

Per brumin ndajme vezet . Te verdhat e vezeve i rrahim me mikser bashk me sheqrin dhe sheqer vanillen. Ne nje ene tjeter rrahim edhe te bardhat e vezeve. Tek masa me te verdhat e vezeve hedhim ujin dhe vajin .Pastaj ia hedhim edhe miellin e perzier me peciven dhe kakaon. Krejt ne fund ia shtojme edhe te bardhat e vezeve duke e perzier me kujdes masen. Derdhim brumin ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje e rrafshojme mire dhe e vendosim ne furre te pjeket ne temperatur 180 Grad 20 minuta. Pasi te pjeket e largojme nga furra dhe e lem qe te ftohet mire torta. Hedhim ne tenxhere ajken dhe cokolatetn e bardhe dhe e vendosim mbi zjarre ne temperatur shume te ulet deri sa masa te behet krem pastaj e largojme dhe e lem te ftohet. Kremin e ftohur e rrahim me mikser deri sa te trashet mire. Kremin e pergaditur e hedhim siper tortes e rrafshojme mire pastaj i hedhim ne siperfaqe te kremit pak kokos dhe krejt ne fund ia vendosim raffaellot e gateshme ( ose te bera ne kushte shtepie.)

Të tjera
Embelsiraime
7 Kor, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
14 Tet, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
25 Maj, 2019 - Embelsira
Embelsiraime
20 Qer, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
8 Dhj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
30 Nën, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
6 Tet, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
8 Maj, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH