Mollë të mbushura në kafaz
14 Tet, 2020

Mollë të mbushura në kafaz

Përbërësit (për 4-6 persona)

 

Përgatitja;
Pastrojmë mollët duke i prerë kapakun dhe pastaj heqim mesin me farat. Pasi i heqim farat e gërmojmë pak anash me ndihmën e një thike dhe brumin e hedhim në një tas. Qërojmë lëkurën e mollëve dhe i lyejmë me lëng limoni, i lëmë mënjanë. Në tasin me mollë hedhim sheqerin, galetën, rrushin,
kanellën dhe arrat e i përziejmë mirë. Me përzierjen e mësipërme mbushim mollët dhe i vendosim në një tavë. Spërkasim me gjalpë të shkrirë, shtojmë verën dhe e mbulojmë tavën me letër alumini. E pjekim në furrë me 250 gradë për 30 minuta. Lihen të ftohen. Me petën sfoliatë presim 6 drejtkëndësha dhe mbi secilin prej tyre vendosim mollët. Pastaj po nga e njëjta petë presim rripa të cilët i kryqëzojmë në formë rrjete mbi mollë. Në fund e lyejmë brumin me të verdhë veze dhe e fusim në furrë me 180 gradë për 15 minuta. Shërbehen të vakëta.

Të tjera
Embelsiraime
11 Maj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
10 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
9 Tet, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
23 Sht, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
21 Tet, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
26 Dhj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
3 Qer, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
1 Gus, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
20 Shk, 2021 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH