Roladë me çokollatë
31 Gus, 2020

Kjo recetë ju tregon se si përgatitet rolada me çokollatë. Më poshtë keni listën e gjërave që ju nevojiten për të përgatitur një roladë me çokollatë si dhe udhëzimet se si bëhet një gjë e tillë.

Përbërësit:

8 vezë
8 lugë sheqer
6 lugë arra të bluara
5 lugë miell
lëvore limoni
100 gr çokollatë
4 dcl ajkë qumështi (Hopla)

Udhëzimet:

Tunden vezët me sheqer.
Shtohen arrat dhe mielli me lëvore limoni.
Masa përzihet me lugë.
Kësaj i shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe përzihet gjersa të bëhet masë e njëllojtë.
Derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme.
Futet në furrë të nxehtë me temperature 200* C që të piqet për afro 10-12 min.
Korja e pandispanjës përmbyset në pecetë të lagur,i largohet letra.
Në ndërkohë tundet ajka.
Pasi të ftohet pak korja,lyhet me dy lugë xhem të holluar me dy lugë ujë të nxehtë,pastaj me ¾ e pjesës së ajkës.
Mbështillet me kujdes në roladë.
Me pjesën e ajkës së mbetur, lyhet mbi dhe anash.
Pasi të ftohet mire,pritet në rrathë. /kuzhinashqiptare

Të tjera
Embelsiraime
7 Sht, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
11 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
17 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
9 Dhj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
22 Mar, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
31 Tet, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
9 Dhj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
24 Nën, 2019 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH