Sheqerpare me arra
8 Pri, 2021

Përbërësit:

1 kg gjalpë të zbutur
1 kg miell
12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë
1 lugë çaji sodë buke
200 gr arra të grimcuara
2 kg sheqer

Përgatitja:

Gjalpi i zbutur pritet në pjesë të vogla me thikë. Përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një. Pasi të bëhet masë e njëllojtë, hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë. Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën. Nga brumi i përgatitur ndahen 45-50 gogla, të cilat hollohen sa një pjatë e vogël. Brumi i holluar paloset në katërsh dhe prapë rritet në katrorë, në diametër 10 centimetra. Në mes të çdo katrori qiten arra të grimcuara, bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë. Furra nxehet në 200 gradë C dhe, sa të futet në furrë, ulet temperatura në 160 gradë C dhe piqet dalngadalë gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të lehtë.

Me të njënjtin brumë mund të përgatiten edhe sheqerpare në formë trëndafili, e të rrumbullakëta klasike.

Sherbeti: Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta. Hidhet ½ limon i prerë në flegra. Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë, largohet nga zjarri, i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë. Në mënyrë që ta pijë më mirë sherbetin, sherbeti i hidhet me lugë sipër çdo sheqerpareje nga disa herë. Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi gjersa ta pijë sherbetin.

Të tjera
Embelsiraime
24 Sht, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
7 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
8 Mar, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
26 Gus, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
25 Dhj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
16 Pri, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
27 Shk, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
4 Nën, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH