Shtrudel vjenez me mollë
28 Nën, 2020

Përbërësit
150 gr miell
kripë
1/2 lugë reçeli uthull molle
2 lugë gjelle vaj
75 ml ujë të vakët
800 gr molla
40 gr rrush i thatë/stadhe
1/2 lëng limoni
1 lugë reçeli kanellë Podravka
1 sheqer vanilje Podravka
40 gr sheqer
4 lugë gjelle arra të bluara
40 gr gjalpë
sheqer pluhur
per servim

Hapat:

Për brumin përziejmë miellin me kripën në një enë. Ujin, uthullën dhe vajin i shtojmë një nga një dhe e formojmë një topth. Brumin e mbulojmë me folje plastike dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.

Mbushja: Mollat i qërojmë dhe grijmë në rende. U shtojmë lëngun e limonit. Më pas në masë shtojmë gradualisht edhe sheqerin, sheqer vaniljen, kanellën, arrat e bluara dhe rrushin e thatë. I përziejmë mirë dhe i lëmë anash. Gjalpën e shkrijmë dhe e lëmë të ftohet pak. Furrën e lëshojmë në 190 gradë.

Brumin e gatuar më parë e ngjeshim me duar edhe një herë.

Në sipërfaqen e punës shtrojmë një pecetë të madhe, të cilën e spërkasim me pak miell në të gjithë sipërfaqen. Sipër saj e hapim pak brumin me tëholluese dhe pjesën tjetër me dorë. (nëse nuk hapet e lyejmë pak me vaj dhe e lëmë të zbutet edhe pak).

Pasi ta kemi hapur petën dhe e kemi lyer me vaj, shtojmë masën e përgatitur për mbushje, ndërsa në cepat e petës lëmë nga 3 cm hapësirë në të trija anët.

Pjesët e mbetura i kthejmë me dorë dhe pastaj nisim e formojnë shtrudelin. Nën pecetë e lëmë letrën e kuzhinës dhe e shtrudelin e kalojmë nëpër të derisa ta vendosim në tepsi.

Para pjekjes e lyejmë sipër me pak vaj

Piqet për 30-40 min. Pas pjekjes e spërkasim me sheqer pluhur.

Të tjera
Embelsiraime
19 Qer, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
23 Mar, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
10 Nën, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
29 Pri, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
12 Jan, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
10 Nën, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
5 Dhj, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH