Si te gatuajme torte me kokos dhe cokollate
7 Pri, 2021

Përbërësit për 16 copa:

  • 125 gr margarinë
  • 50 gr sheqer ngjyre kafe
  • 2 vezë
  • 200 gr miell
  • 2 Luge gjelle kakao
  • 1/2 pako pluhur pjekës
  • 100 ml qumësht

Përbërësit për mbushjen:

  • 300 ml qumësht
  • 50 gr griz (ermik)
  • 80 gr margarinë
  • 80 gr sheqer
  • 100 gr kokos
  • 2 pako sheqer vanille

Përbërësit për krem cokollatën:

  • 200 gr cokollatë

Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë: Nxehim furrën në 180°.

Lyejmë pjesën fundore të tepsisë me diametër 26 cm me vaj. Rrahim margarinën, sheqerin dhe vezët në mikser. Përziejmë miellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe qumështin dhe i hedhim në mikser.

E përziejmë të tërë masën dhe më pas e shtrojmë në tepsi për tu pjekur për 25 minuta.

Pasi të piqet e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet.

Hedhim qumështin, margarinën dhe grizën (ermik) dhe i vendosim në zjarr për të vluar derisa të bëhet qull grize.

Shtojmë sheqerin, kokosin dhe sheqerin vanilje.

Këtë masë e shtrojmë mbi tortën e ftohur duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e saj.

Cokollatën e shkrijmë (banjo mari) dhe me të lyejmë tortën sipër.

Tortën e lëmë në frigorifer për disa orë të ftohet.

Të tjera
Embelsiraime
19 Shk, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
1 Pri, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
24 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
14 Mar, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
30 Sht, 2019 - Embelsira
Embelsiraime
6 Shk, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
14 Tet, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
26 Gus, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
11 Mar, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
26 Sht, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH