Strudel e thjeshtë
13 Jan, 2021

Përbërësit për brumin:

1 gotë kos

1 gotë sheqer

250 g gjalpë i shkrirë

1 vezë

1 lugë çaji sodë buke

miell

Për mbushjen:

3 mollë të grirë në rende 2 lugë gjelle sheqer 1 lugë gjelle kanellë 1/2 gotë ujë arra të grira Përgatitja: në fillim përziejmë të gjithë përbërësit, përveç miellit, pastaj shtojmë pak e nga pak miellin.
Pasi të jetë formuar masa, e mbulojmë dhe e lëmë mënjanë.
Fillojmë të përgatisim mbushjen, në një tigan skuqim 3 mollë të grira në rende, 2 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle kanellë.
Pastaj shtojmë arrat e grira. Marrim brumin dhe e ndajmë në 3 pjesë, i hapim në formë pice në trashësi mesatare, ndajmë secilën në 8 pjesë në formë trekëndëshi, hedhim nga një lugë çaji nga mbushja dhe e mbyllim në mënyrë që pjesa e kthyer e trekëndëshit të vijë nga sipër.
Rreshtojmë në tepsi dhe e pjekim në 170 gradë, pa i hedhur gjë nga sipër, derisa të fillojnë të marrin ngjyrë.
Pasi të ftohen pak, hedhim sipër sheqer pluhur (nëse gjatë pjekjes cepat fillojnë të skuqen, e ulim temperaturën e furrës në 150 gradë.

Të tjera
Embelsiraime
23 Dhj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
11 Maj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
4 Nën, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
10 Maj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
9 Dhj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
2 Kor, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
17 Jan, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
16 Sht, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH