Tiramisu pa vezë
22 Nën, 2020

Meqë nuk po ngopeni dot me këtë ëmbëlsirë, atëherë mësoni ta gatuani edhe një variant tjetër më të lehtë- pa vezë.

Përbërësit
200 gr biskota Savioardi
250 gr djath mascarpone
300 ml ajkë/shtalpë e ëmbël
50 gr sheqer pluhur
200 ml kafe të zezë
100 ml rum
kakao

Udhëzimet

Mascarponen bashkë me sheqerin pluhur rrahini me mikser derisa të fitoni një krem të butë.

Shtalpën e ëmbël miksojeni derisa të krijoni një krem më të trashë.

Më pas mascarponen dhe shtalpën bashkojini.

Në një enë bëni bashkë kafenë dhe rumin. Biskotat për tiramisu kalojini në këtë masë e më pas renditini në një tavë katrore.

Mbi biskotat e renditura hidhni nga kremi i përgatitur. Sipër kremit sërish vendosini biskotat e kaluara në kafe. Përsëriteni veprimin derisa të shpenzoni përbërësit.

Më pas tiramisunë e përgatitur spërkateni me kakao të bollshme dhe lëreni të ftohet në frigorifer për të paktën 5 orë ose më së miri gjatë gjithë natës.

Priteni në katrorë dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë.

Të tjera
Embelsiraime
17 Tet, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
4 Mar, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
19 Sht, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
21 Jan, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
11 Tet, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
22 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
16 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
20 Nën, 2019 - Embelsira
Embelsiraime
16 Jan, 2021 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH