Torte rollad
26 Nën, 2020

Përbërësit:
300 gr keksa të bluar
200 gr bajame, lajthi,ose arra të bluara
200-300 gr sheqer
250 gr gjalpë ose margarinë
200 gr çokollatë
1,5 dcl ujë
Glazura:100 gr çokollatë,2 lugë vaj

Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta.Në sherbet të nxehtë,duke i përzier,hidhen gradualisht bajamet,margarini i prerë në katrorka dhe keksat.Masa përzihet gjersa të kompaktësohet.Veçohet 1/3 e masës së përgaditur,pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet.
Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë.
Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë,ose vendoset sipas dëshirës në tepsi të ngushtë të gjatë.
Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj.
Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës.
Ëmbëlsira futet në frigorifer për tu ftohur mirë,pastaj pritet..

Të tjera
Embelsiraime
12 Qer, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
4 Dhj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
1 Dhj, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
28 Sht, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
21 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
23 Maj, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH