Trileçe
30 Kor, 2020

Përbërësit:
6 kokrra vezë
400 g sheqer
400 g miell
1 qese pluhur paste
1 pako sheqer vanilje
Gjysmë litri ajkë
Gjysmë litri qumësht
300 g qumësht pluhur
1/2 kg krem karamel.

Përgatitja:
Fillimisht, rrihen të bardhat e vezëve derisa të shkumojnë mirë. Shtohet sheqeri duke vazhduar rrahjen derisa të formohet një shkumë e qëndrueshme. Më pas, shtohen të verdhat pa e ndërprerë rrahjen e masës. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vaniljeje, duke e përzier me lugë derisa të krijohet një masë homogjene. Brumi vendoset në një tavë në të cilën kemi vendosur letër kuzhine të lyer me yndyrë. Futet në furrë, të cilën e kemi nxehur që më parë në temperaturën 180 gradë, ku e lëmë të piqet për 30-40 min.
Ndërkohë, përziejmë gjysmë litri qumësht me qumështin pluhur derisa ky i fundit të tretet mirë dhe pas kësaj, e përziejmë me ajkën. Kjo masë qumështi hidhet mbi pendespanjë duke e shpuar me pirun nëse nevojitet, që ta thithë qumështin sa më mirë dhe piqet për pak minuta në furrë.

Të tjera
Embelsiraime
24 Sht, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
8 Shk, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
25 Nën, 2019 - Embelsira
Embelsiraime
4 Nën, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
2 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
6 Jan, 2021 - Embelsira
Embelsiraime
5 Nën, 2020 - Embelsira
Embelsiraime
5 Nën, 2020 - Embelsira
Copyright © 2021 RecetaShqiptare. Dev - PH